Sport

Manuel Neuer besnik i Bayernit, do të rinovojë!

Ka qenë drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, që ka konfirmuar këtë për “Sky Germany”, duke thënë se 38-vjeçari është pajtuar me kontratë të re.

19 Dhjetor 2024, 16:59 Nga DOSJA
Manuel Neuer besnik i Bayernit, do të rinovojë!

GJERMANI - Manuel Neuer do të mbetet te Bayern Munchen pavarësisht zërave për një largim të mundshëm. Portieri gjerman është afër nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë. Ka qenë drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, që ka konfirmuar këtë për “Sky Germany”, duke thënë se 38-vjeçari është pajtuar me kontratë të re.

“Të dyja palët do të ishin të lumtura kur të përfundojë. Nuk mund të them ende saktësisht se kur. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ka të bëjë me sqarimin e detajeve të fundit”.

Neuer pritet të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, gjë që ndoshta do të thotë se ai do të përfundojë në Bayern Munchen në moshën 40-vjeçare. Pavarësisht moshës së tij, portieri 38-vjeçar gjerman është ende i fortë dhe ka arritur ta mbajë 12 herë portën e paprekur në 19 paraqitje me Bayernin këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll