Aktualitet

EMRI/ Aksident në aksin Fier-Shegan - Krutje, automjeti përplas 66-vjeçarin

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun.

19 Dhjetor 2024, 18:09 Nga M.B
EMRI/ Aksident në aksin Fier-Shegan - Krutje, automjeti përplas
Foto ilustruese

FIER- Një 66-vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë është përplasur mbrëmjen e sotme nga një automjet tip "Benz". Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Shegan-Krutje në afërsi të fshatit Allkaj.

Bëhet me dije se i plagosuri Fatos Shabani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun.

aksident

Sondazh

Poll