Aktualitet

Seanca për Ermes Hoxhallin, përfaqësues të Ambasadës Amerikane të pranishëm në gjyq

20-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumeteve”

19 Dhjetor 2024, 13:33 Nga r.ll
Seanca për Ermes Hoxhallin, përfaqësues të Ambasadës
pamje nga gjykata

TIRANË- Përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë janë paraqitur në gjykatën penale të Tiranës për të ndjekur seancën gjyqësore në ngarkim të Ermes Hoxhallit. 20-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumeteve”

Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Më pasi ai ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri.

Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”. Gjithashtu u premtonte nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA. 

ermes hoxhalli gjykata penale e tiranes

Sondazh

Poll