Aktualitet

Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen tre shqiptarë në itali

Autoritetet italiane zbuluan se autorët e dyshuar përdornin për kryerjen e vjedhjeve një automjet me motor të madh, e cila i favorizonte ata që të largoheshin me shpejtësi pasi kryenin vjedhjet.

19 Dhjetor 2024, 16:45 Nga E. D
Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen tre
foto ilustruese

ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke vjedhur në disa banesa. Mësohet se në dy javë shqiptarët kanë vjedhur 12 banesa në Milano dhe Monza. Siç raportohet grupi i shqiptarëve realizoi vjedhjet gjatë muajit nëntor, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 27 deri në 35 vjeç.

Gjtihashtu autoritetet italiane zbuluan se autorët e dyshuar përdornin për kryerjen e vjedhjeve një automjet me motor të madh, e cila i favorizonte ata që të largoheshin me shpejtësi pasi kryenin vjedhjet. Ndërsa dy nga anëtarët e grupit u gjurmuan në provincën e Monza Brianza-s dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

policia italiane

Sondazh

Poll