Politike

5 vjetori i SPAK/ "Progresi i reformës në drejtësi!" Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Kasanof: Shqiptarët ishin dhe janë forca shtytëse, ata kërkuan ndryshim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë gjithashtu mesazhin e Kasanof, i cili vuri theksin mbi progresin e reformës në drejtësi. 

19 Dhjetor 2024, 16:57 Nga ZH.LL

5 vjetori i SPAK/ "Progresi i reformës në drejtësi!"

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, mori pjesë në ceremoninë e 5 vjetorit të SPAK.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë gjithashtu mesazhin e Kasanof, i cili vuri theksin mbi progresin e reformës në drejtësi. Kasanof theksoi se bashkëqytetarët shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi.

“Teksa festoni pesë vitet e para të SPAK-ut si institucion, është thelbësore të ndaloni dhe të përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi”, tha zyrtari amerikan.

Zyrtari amerikan vuri theksin në fillimet e referomës në drejtësi, ku sipas tij u desh shumë guxim dhe vullnet. Kasanof tha se drejtuesit politikë treguan një guxim të rëndësishëm, për të luftuar fuqinë e korrupsionit, për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.

“Dhe guxim për të punuar shumë për të luftuar fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar me energji të qëndrueshme. Ky guxim dhe vullnet për të bërë ndryshime për një të ardhme më të ndritur janë po aq të rëndësishëm sot sa ç’ishin në fillimet e rrugëtimit të reformës në drejtësi të Shqipërisë”, tha zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

5 vjetori i SPAK/ "Progresi i reformës në drejtësi!"

alexander kasanof spak

Sondazh

Poll