Politike

"Mungon infrastruktura në arsim", Vokshi-Manastirliut: Nga 50% në 2018, numri i nxënësve analfabetë funksionalë ka shkuar në 67-68%

Duke cituar shifrat e një raporti të Bankës Botërore, Vokshi theksoi se numri i nxënësve analfabetë funksionalë nga 50 % që ishte në vitin 2018, në vitet e fundit është rritur në 67-68%.

19 Dhjetor 2024, 16:26 Nga ZH.LL
"Mungon infrastruktura në arsim", Vokshi-Manastirliut: Nga 50%
Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend drejtoi disa pyetje për ministren së Arsiimit, Ogerta Manastirliu në lidhje me problemet në arsim. Vokshi nënvizoi problemin e analfabetizmin në një shkallë të gjerë në vend.

Duke cituar shifrat e një raporti të Bankës Botërore, Vokshi theksoi se numri i nxënësve analfabetë funksionalë nga 50 % që ishte në vitin 2018, në vitet e fundit është rritur në 67-68%. Këto shifra sipas Vokshit, janë pasojë e mungesës së infrastrukturës në arsim.

"Numri i nxënësve analfabet funksional nga 50 % që ka qenë në vitin 2018, në vitet e fundit ka shkuar67-68% pikërisht prej pamundësimit të arsimimit në cilësië e duhur, në nivelin e duhur, me infrastrukturën e duhur të fëmijëve shqiptarë”, tha Vokshi.

 

vokshi manastirliu

Sondazh

Poll