Sport

"Ka qenë një vit i ngarkuar, dua vetëm pak kohë për veten time": Kroos kërkon qetësi…

"Thjesht për të qenë larg syrit të publikut. E dua edhe për vete. Dhe unë do të reduktoj gjithçka në minimum përsa i përket udhëtimeve gjatë tre muajve”, ka thenë ai.

19 Dhjetor 2024, 11:28 Nga DOSJA

"Ka qenë një vit i ngarkuar, dua vetëm pak kohë

SPANJE - Në fund të një karriere plot suksese dhe trofe, si dhe me kombëtaren gjermane, Toni Kroos nuk do të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Ish-kampioni i botës (2014), si dhe ish-mesfushori i Real Madridit, ka vendosur të shmanget për pak kohë dhe të tërhiqet nga vëmendja e publikut për muajt e ardhshëm.

“Dua të marr pak kohë për veten time”, bëri të ditur 34-vjeçari, i cili i dha fund karrierës së tij si futbollist në verë, pasi fitoi Champions Leaguen e fundit dhe daljen e Gjermanisë nga kampionati europian.

Në podkastin 'Einfach mal Luppen' me vëllain e tij Felix, Toni Kroos shpjegoi: "Unë nuk dua domosdoshmërisht ta shoh veten apo të përmendem në gazeta në muajt në vijim", kështu që nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tij për këtë kanal.

"Ka qenë një vit shumë, shumë i mbushur dhe i veçantë. Kushdo që e njeh qëndrimin tim bazë, e di që nuk e kërkoj kurrë (vëmendjen e publikut)", vazhdoi ai.

Edhe pse kohët e fundit ka qenë i ftuar në gala të ndryshme dhe ceremoni çmimesh, ai tani ka vendosur të anulojë çdo takim të tillë për ta shfrytëzuar kohën e tij në një mënyrë tjetër:

"Thjesht për të qenë larg syrit të publikut. E dua edhe për vete. Dhe unë do të reduktoj gjithçka në minimum përsa i përket udhëtimeve gjatë tre muajve”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2024, 08:30

Rekordi i çmendur i Jules Koundé…

SPANJE - Ky është një rekord, një statistikë që do t'i befasojë edhe kundërshtarët për sekuencat e mbingarku...