Sport

Mbappé: "Do të kisha dashur të luaja edhe me CR7. Ai dhe Leo Messi janë legjenda"

“Kur flasim për Cristianon, flasim gjithmonë edhe për Messin. Jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema...”.

19 Dhjetor 2024, 11:03 Nga DOSJA

Mbappé: "Do të kisha dashur të luaja edhe me CR7. Ai dhe

SPANJE - Kylian Mbappé është 26 vjeç dhe megjithatë ka luajtur me lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Që në moshë shumë të vogël, në kombëtaren franceze ai ndante dhomën e zhveshjes me disa nga futbollistët më të mirë në botë, e njëjta gjë në Paris Saint-Germain dhe tani në Real Madrid.

Por, ish-lojtari i Monacos dhe PSG-së e ka një peng, ai nuk ka luajtur asnjëherë me Cristiano Ronaldon, idhullin e tij si fëmijë, siç e ka deklaruar disa herë edhe vetë sulmuesi francez.

Ata e diskutuan në BeIN Sports dhe e pyetën vetë Mbappé nëse t’i pëlqente të luante me Cristiano Ronaldon? Përgjigja nuk vonoi: "Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai apo si Leo Messi. Kur flasim për Cristianon, flasim gjithmonë edhe për Messin. Jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema...”.

Mbappe kujton se ka luajtur edhe me Leo Messin dhe i rikthehet dualizmit mes argjentinasit dhe Ronaldos: “Mendoj se do të ishte mirë të luaja me të, por tani do të jetë e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, ai është një legjendë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Leo Messin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2024, 08:30

Rekordi i çmendur i Jules Koundé…

SPANJE - Ky është një rekord, një statistikë që do t'i befasojë edhe kundërshtarët për sekuencat e mbingarku...