Sport

Choupo-Moting, ‘strehëz’ përtej Atlantikut, nënshkruan me New York Red Bulls

Eric Maxim Choupo-Moting nënshkroi një kontratë dyvjeçare me New York Red Bulls të mërkurën, ndërkohë që sulmuesi ishte pa klub që nga kjo verë dhe përfundimit të kontratës së tij me Bayern Munich.

19 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Choupo-Moting, ‘strehëz’ përtej Atlantikut,

GJERMANI - Joaktiv që prej verës së kaluar, Eric Maxim Choupo-Moting (35 vjeç) ka gjetur një bazë të re.

Ish-shënuesi i Bayern Minuch nënshkroi një kontratë dyvjeçare me New York Red Bulls si lojtar i caktuar, një status i rezervuar për lojtarët më të mirë që të nënshkruajnë pa u shqetësuar për kufirin e pagës. 

“Ne jemi të kënaqur të shtojmë një lojtar të kalibrit të Maxim në ekipin tonë”, tha drejtori sportiv Jochen Schneider. “Maxim është një super lojtar, një fitues dhe përvoja e tij në ligat më të mira evropiane do të jetë shumë e rëndësishme për klubin tonë në vitin 2025 dhe më tej”. 

Pas 17 vitesh karrierë, Choupo-Moting ka 10 trofe mes PSG dhe Bayern Munich. Në katër vjet, ai kishte shënuar 38 gola në 122 paraqitje në Bavari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2024, 08:30

Rekordi i çmendur i Jules Koundé…

SPANJE - Ky është një rekord, një statistikë që do t'i befasojë edhe kundërshtarët për sekuencat e mbingarku...