Sport

Luis Enrique 'i shkruan' Babagjyshit: "Dua të kem dy titullarë për pozicion loje!"...

“E di që është utopike të kesh dy lojtarë për çdo pozicion, nuk e kam pasur kurrë në asnjë ekip”.

18 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Luis Enrique 'i shkruan' Babagjyshit: "Dua të kem dy

FRANCE - Po i afrohemi Krishtlindjeve dhe Luis Enrique, në një konferencë shtypi, i kërkohet të shkruajë letrën për Babagjyshin e tij personal.

Trajneri i Paris Saint-Germain shprehu dëshirën e tij për përmirësimin e skuadrës: "Do të doja të kisha, në çdo pozicion, dy lojtarë të aftë për të qenë titullarë. Sepse ka konkurrencë të vërtetë në të gjitha rolet. Në të vërtetë i kam portierët.

Të tre janë gati për të luajtur, ndonjëherë edhe për shkak se ka lojtarë jashtë fushës. Sepse ju humbisni lojtarë, kjo nuk varet nga unë, por ajo që dua është të rritemi si ekip dhe dikush tjetër mund të zërë vendin e tyre që mungojnë. Nuk e di se sa kohë do të më duhet, por unë do të arrij."

Për cilat pozicione po mendoni?
E di që është utopike të kesh dy lojtarë për çdo pozicion, nuk e kam pasur kurrë në asnjë ekip. Për të pasur një nivel, duhet të kenë një kohë të caktuar loje, por duhet të ndjejnë që nëse nuk janë në nivel, do të vendosen në akull për dy-tre ditë. Mendoj se të gjithë lojtarët relaksojnë përpjekjet e tyre me kalimin e kohës, kjo është fiziologjike.

Unë i marr vendimet e mia bazuar në atë që shoh. Gjëja e thjeshtë është të ankohemi dhe të thuash se është faji i të tjerëve, por ne gjithashtu mund të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndryshuar situatën”.

Kolo Muani dhe Skriniar a do të thirren?
"Nesër (sot) na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Monacos, një nga kundërshtarët tanë të drejtpërdrejtë në kampionat. Si në çdo ndeshje, përpiqem të thërras 20 lojtarët që mendoj se janë më të përgatitur".

Niveli i lartë i Ligue 1?
"Monaco, besoj pa dyshim, ishte një nga kundërshtarët më të vështirë që kam përballur në Francë. Vitin e kaluar kanë luajtur mirë edhe Bresti, Lens, Rennes dhe Nice. Edhe në Champions League ka ekipe që mund të arrijnë rezultate, e pamë. Me Lille, niveli i Ligue 1 është më i lartë se sa mendojmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll