Aktualitet

Ndahet nga jeta Shyqyri Rreli, ish trajneri i Kombëtares

31 Dhjetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta Shyqyri Rreli, ish trajneri i Kombëtares

Tiranë- Ditën e sotme është ndarë nga jeta, ish-futbollisti i Dinamos dhe Tirana, Shyqyri Rreli. Ai ka linduar në 18 maj të vitit 1930.

Kush është Shyryri Rreli?

Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Gjithashtu ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin.

Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi nder 8 më të mirat në EURO 1984. Ai është nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-president Alfred Moisiu, kurse më pas Bamir Topi, në vitin 2017, i dha çmimin “Nderi i kombit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndahet nga jeta shyqyri rreli ndahet nga jeta shyqyri rreli

Sondazh

Poll