Bota

U mbyt me jastëk nga dy fëmijët/ 22-vjeçari lajmëroi policinë greke se babai kishte tentuar ta abuzonte seksualisht, me motrën inskenuan ngjarjen sikur viktima ra nga shkallët

Pretendimet u hodhën poshtë nga ekspertiza e parë e kryer nga mjekësia, e cila ka rezultuar se vdekja nuk ka ardhur nga rrëzimi.

18 Dhjetor 2024, 09:59 Nga N.F
U mbyt me jastëk nga dy fëmijët/ 22-vjeçari lajmëroi
Foto ilustruese

GREQI- Vrasja e një 65-vjeçari nga dy fëmijët dhe dhëndri i tij ka trondur Greqinë. Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e inskenuar për t'u dukur si aksident. Mësohet se djali 22-vjeçar i viktimës ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar se 65-vjeçari ka tentuar ta abuzojë seksualisht me të.

Autoritetet lokale kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën të vdekur, të zhveshur dhe të rënë para shkallëve të shtëpisë së tij, ndërsa aty pranë është gjetur edhe një thikë. Pretendimet u hodhën poshtë nga ekspertiza e parë e kryer nga mjekësia, e cila ka rezultuar se vdekja nuk ka ardhur nga rrëzimi.

Pak orë më vonë, 22-vjeçari dhe motra e tij 26-vjeçare, si dhe bashkëshorti i saj 29-vjeçar, kanë rrëfyer se e kanë vrarë 65-vjeçarin në gjumë. Pastaj e zhveshën, e çuan në shkallët e brendshme të shtëpisë, e hodhën aq sa dukej se kishte rënë. Më pas ata dogjën batanijet dhe jastëkët në oborr për të mbuluar gjurmët.

vrasja e 65-vjeçarit ne greqi

Sondazh

Poll