Bota

E rëndë në SHBA/ Gjenden të vrarë 5 anëtarët e një familje, mes tyre 3 fëmijë, shpëton vetëm djali 17-vjeçar

17-vjeçari ndodhet në spital dhe mbetet për t’u përcaktuar nëse është thjesht viktimë apo i dyshuar. Rasti u zbulua pasi gruaja që mbeti viktimë nuk është paraqitur në punë të martën dhe të afërmit kanë tentuar të hyjnë në shtëpi.

18 Dhjetor 2024, 08:50 Nga N.F
E rëndë në SHBA/ Gjenden të vrarë 5 anëtarët
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një ngjarje tragjike është regjistruar të martën në SHBA. Mësohet se pesë anëtarë të një familjeje në Utah u gjetën të vdekur me plagë me armë zjarri brenda një shtëpie. Mes viktimave janë tre fëmijë të vegjël, të moshës 2 , 9 dhe 11 vjeç. Kësaj ngjarjeje të rëndë ka arritur ti mbijetojë vetëm djali 17-vjeçar.

17-vjeçari ndodhet në spital dhe mbetet për t’u përcaktuar nëse është thjesht viktimë apo i dyshuar. Rasti u zbulua pasi gruaja që mbeti viktimë nuk është paraqitur në punë të martën dhe të afërmit kanë tentuar të hyjnë në shtëpi. Ata kanë gjetur 17-vjeçarin të plagosur në garazh. Oficerët janë thirrur në vendngjarje dhe hynë në banesë ku gjetën trupat.

Në janar të vitit 2023, një banor 42-vjeçar i shtetit, gruaja e të cilit bëri kërkesë për divorc pak para Krishtlindjeve qëlloi dhe vrau shtatë anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë pesë fëmijët e tij, të moshës 4 deri në 17 vjeç , përpara se t'i kthente armën vetes autoritetet në qytetin e Enokut, në Juta veriperëndimore.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll