Bota

Senatorët amerikanë kërcënojnë Turqinë me sanksione: Të vendoset armëpushimi me kurdët në Siri

Chris Van Hollen dhe Lindsay Graham propozojnë sanksione kundër institucioneve, zyrtarëve dhe vetë Erdoganit

18 Dhjetor 2024, 07:42 Nga r.ll
Senatorët amerikanë kërcënojnë Turqinë me
rexhep tajip erdogan

SHBA- Senatorët Chris Van Hollen dhe Lindsey Graham kanë kërcënuar me sanksione presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i kërkuar Ankarasë të bie dakord për një armëpushim me kurdët në Siri. 

Më konkretish, dy senatorët thanë se synojnë të paraqesin një projekt-ligj që do të parashikonte sanksione nëse Turqia nuk pranon kushtet për një armëpushim të përhershëm dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar.

"Ndërsa Turqia  ka disa shqetësime legjitime të sigurisë që mund të adresohen, këto zhvillime minojnë sigurinë rajonale dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë duarkryq," vunë në dukje ligjvënësit amerikanë.

Në një pikë tjetër në njoftimin e tyre ata thonë se "pas rënies së regjimit të Asadit , forcat e mbështetura nga Turqia kanë intensifikuar sulmet kundër partnerëve tanë kurdë sirianë, duke kërcënuar edhe një herë misionin jetik të parandalimit të rishfaqjes së Shtetit Islamik".

Çfarë ofrojnë sanksionet?

Sanksionet e propozuara nga senatorët Chris Van Hollen dhe Lindsey Graham janë të ngjashme me ato të parashikuara në projektligjin përkatës që ata depozituan në vitin 2019, i cili pati efektin të detyronte Turqinë dhe forcat që ajo mbështet të arrijnë një armëpushim me kurdët.

Për shembull, projektligji i 2019 përfshinte sanksione kundër:

• zyrtarëve të lartë turq, duke përfshirë edhe vetë Erdoganin;

• bankat kryesore turke.

• transaksionet ushtarake.

• aktivitetet në sektorin e energjisë.

Gjithashtu do të ndalonte ndihmën ushtarake të SHBA-së për Turqinë, do të vendoste një ndalim të hyrjes së SHBA-së për udhëheqjen turke dhe do të kërkonte nga agjencitë përkatëse të SHBA të prodhojnë një raport mbi pasuritë neto të Presidentit Erdogan.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll