Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Sauk, ndërron jetë në spital mjeku që mbeti i plagosur rëndë (EMRI+FOTO)

40-vjeçari, Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.

18 Dhjetor 2024, 09:35 Nga N.F
Aksidenti i trefishtë në Sauk, ndërron jetë në spital
Foto ilustruese

SAUK-  Mjeku, Vanion Cinari është ndarë nga jeta në spitalin e Traumës pas plagëve të marra nga aksidenti i trefishtë i regjistruar në Sauk. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari, Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.

Aksidenti i trefishtë në Sauk, ndërron jetë në spital
Vanion Cinari

E plagosur mbeti edhe 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe më pas janë përfshirë edhe makina të tjera të cilat kanë qenë në distancë të afërt.

 

aksidenti i trefishte ne sauk hum bjeten mjeku vanion cinari

Sondazh

Poll