Aktualitet

Kishte tentuar të vriste një person me thíkë, àrrestohet në Qafë-Thanë 53-vjeçari, si tentoi të kalonte kufirin me pas

31 Dhjetor 2019, 07:53 Nga DOSJA
Kishte tentuar të vriste një person me thíkë,

Pogradec- Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është àrrestuar  53-vjeçari Gjon Çaushi,  pasi po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë të cilën ia kishte vjèdhur një qyteti nga Vlora me iniciale A.A.

53-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim, nga polícia pasi në 3 dhjetor kishte qèlluar me mjet prèrës një person tjetër, E.Sh.

Njoftimi i Polícisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vràsja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjèdhur një shtetasi tjetër.

Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Polícisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndàlimin e shtetasit në kërkim:

• Gjon Çaushi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka góditur me mjete prèrëse shtetasin E.Sh.

Punonjësit e polícisë kufitare gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gjon Çaushi, gjatë kontrollit fizik të të cilit iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjèdhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53-vjeçari gjon çaushi arrestohet 53-vjeçari gjon çaushi

Sondazh

Poll