Aktualitet

‘Bursa merret me dy prindër invalidë’, studentët denoncojnë: Thirrini mendjes, t’u presim dorën dhe këmbën?

30 Dhjetor 2019, 20:15 Nga DOSJA
‘Bursa merret me dy prindër invalidë’, studentët

TIRANË– Faqja e Facebook-ut, “Studentët denoncojnë”, ka publikuar një denoncim ku shkruar se kriteret për të marrë bursë kanë ndryshuar. Sipas mesazhit, studentët që duan të marrin bursë, duhet të kenë të dy prindërit invalid dhe jo vetëm njërin. Me ironi, ata shkruajnë se që të përfitojnë bursë, janë të detyruar t’u presin këmbën ose dorën prindit tjetër.

Ajo cka po ndodh me studentet rreth rreth bursave është e turpshme. Ministra ka ndryshuar kriteret, që nëse një student/e ka njërin prind invalid nuk mund të marr bursën, pra e kanë ndryshuar këtë vit. Sipas Ministres Besa shahini që studenti ta marrë atë bursë duhet të ketë të dy prindërit invalidë Pra e thënë ndryshe: Studentët duhet ti presin këmbën ose dorën prinderit tjetër që ta plotësojnë kriterin për të marrë bursë. Eshtë turp kur shikon që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ndryshon kriteret që janë në dëm të studentëve. Mijera studentë janë përjashtuar nga bursa dhe ky është turpi më i madh që një institucion si ministria e arsimit po bën ndaj studentëve. I bëj thirrje Besa Shahini ti thërrasi mendjes dhe të kthejë kriterin që ishte, sepse ka penalizuar shumë studentë ! TURP që ju hiqet dhe ajo pak bursë që studentët marrin,”– shkruhet në mesazh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini bursa studimi studentet denoncojne besa shahini bursa studimi studentet denoncojne

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2019, 17:53

TIRANË– Zogu i Tiranës ka zbuluar me gojën e tij një natë të zjarrtë që ka kaluar me modelin, Franc Popoçin, të cilin e kishte të deklaruar si ‘dash...