Aktualitet

Pengmarrje në Don Bosko? Policia sqaron telefonatën: Dy djem morën të atin nga lokali, s’donin të pinte më alkool

30 Dhjetor 2019, 16:51 Nga DOSJA
Pengmarrje në Don Bosko? Policia sqaron telefonatën: Dy djem

TIRANË– Pasditen e sotme Policia e Tirans u alarmua pas një telefonate se kishte ndodhur një rrëmbim në zonën e Don Boskos. Sipas informacioneve paraprake, rezultoi se një person kishte telefonuar dhe ishte shprehur se kishte parë një rrëmbim në këtë zonë të Tiranës.

Por pas vëzhgimit të zonës nga Policia e Tiranës, ka rezultuar se ngjarja nuk ishte e vërtetë, por që bëhej fjalë për një debat brenda një familjeje. Sipas njoftimit zyrtar, dy djem me inicialet D.M e B.M kanë shkuar të marrin të atin në një lokal ku ky i fundit po pinte alkool.

Duke qenë se burri në fjalë kishte kundërshtuar, djemtë e kishin future me forcë në makinë. Personi që i kishte parë, kishte menduar se ishte një pengmarrje, porn ë fakt ishte thjesht një konflikt familjar.

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media për një  pengmarrje të një personi në “Don Bosko”, ju informojmë se Ngjarja është e pavërtetë.

Rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në “Don Bosko”, në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 3 dhe Sektori i Krimeve të Rënda në DPV Tiranë  shkuan në vendin që u dha njoftimi , si dhe forca të tjera  të DVP Tiranë, ngritën pika kontrolli në akset rrugore, duke bashkëpunuar me DVP Durrës e Lezhë.

Qytetarit  që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur, por falë veprimeve të shpejta u bë e mundur gjetja e tij dhe përcaktimi i saktë i vendit ku pretendohej se kishte ndodhur pengmarrja.

Pas veprimeve të shpejta, këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve  mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.

Dy vëllezërit D.M e B.M,  kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe të pa sqaruara, por të presin konfirmimin zyrtar në lidhje me vërtetësinë ose jo të lajmit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet don bosko rrembehet nje person tirane don bosko rrembehet nje person tirane

Sondazh

Poll