Aktualitet

“Fol me gocat se jam keq”, bashkëpunëtorja e Zogut nuk ngopet me dy kuksianet, hidhet në aksion, Nikaj: Kur*at thanë nes

30 Dhjetor 2019, 21:29 Nga DOSJA
“Fol me gocat se jam keq”, bashkëpunëtorja e Zogut nuk

TIRANËDosja.al ka identifikuar nëj nga bashkëpunëtoret e Hermes Nikajt në skemën e prostitucionit. Ajo është Floresha Sula, me të cilën Zogu i Tirans ka biseduar në telefon duke diskutuar mbi vajza që duhet të ‘punësoheshin’.

Në përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, më 18 korrik 2019, pasi ka shkëmbyer disa telefonata me F.Sula për të gjetur vajza për punë, agjentët e policisë së Tiranës kanë vëzhguar Hermes Nikaj, që shkon në një lokal, ngjitur me prokurorinë e Tiranës dhe pikërisht në këtë lokal ka takuar  F.Sula.

“Makina kishte lëvizur”, dhe Zogu kësaj gruaje i kishte gjetur dy vajza nga Kukësi për t’i përdorur në marrëdhënie seksuale. Në raportin e vëzhgimit del se pasi largohet F.Sula, “Zogu” hipën në një automjet tip Benz-Mercedes, ku ndodheshin dy vajza. Pikërisht këto vajza, zbresin nga makina në zonën e Kthesës së Kamzës, dhe pikërisht këtu futen në një hyrje pallati. Ndërsa “Zogu” dhe shoferi i makinës qëndrojnë poshtë. Pasi qëndrojnë gati 1 orë dy vajzat dalin nga pallati dhe hyjnë sërish në automjetin ku ndodhej “Zogu” dhe më pas largohen në drejtim të një restoranti në rrugën e Kavajës.

PËRGJIMET: “Fole me ato vajzat se jam keq për zotin”

Pasi mbarojnë këtë seanca marrëdhënie seksuale, sërish F.Sula hidhet në veprim duke telefonuar Hermes Nikaj, duke i kërkuar që t’i njoftojë të dyja vajzat për ditën tjetër, të jenë gati dhe të punojnë së bashku se është keq nga ana e gjendjes financiare. Mes “Zogut” dhe F.Sula, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë shpirti im se isha në dush dhe sa dola
F.Sula: Më fal
Zogu: Asnjë gjë se po laja trupin
F.Sula: Mirë i lajmërove ato gocat
Zogu: Po pra ato, k****ca të thanë për nesër
F.Sula: Nesër i lemë, e mirë s’ka gjë. Më fal se i kam rënë disa herë telefonit.
Zogu: Qyqja s’ka gjë jam fëmija jot.
F.Sula: Mirë do ta lemë nesër, ça ore do ta lemë nesër?
Zogu: Nga pasditja, sa të shkruajnë k****t, s’u zihet besë jau q… r….
F.Sula: Mirë mirë, vetëm thuaji çfarë ore do vijnë, mirë.
Zogu: Pa merak se të shkruaj unë në Whats app.
F.Sula: Aman se na duhet puna se z’ban o Hermes
Zogu: E di e di më raftë pika
F.Sula: Se jam keq…për zotin
Zogu: Po ça shpirti…
F.Sula: Fol me ato, çfarë ore do vijnë nesër mirë
Zogu: Mos u mërzit, më raftë pika
F.Sula: Të puç…

Gazetari Elton Qyno publikoi të tjera përgjime të Zogut të Tiranës, ku pjesë e skëmës së tij të prostitucionit rezulton të jetë një police dhe një gazetare. Hermes Nikaj u árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet floresah sula hermes nikaj pergjimet e zogut te tiranes floresah sula hermes nikaj pergjimet e zogut te tiranes

Sondazh

Poll