Aktualitet

Kanosi me armë zjarri bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari në Kamëz

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak.

17 Dhjetor 2024, 11:05 Nga r.ll
Kanosi me armë zjarri bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari
arma

KAMËZ- Një 15-vjeçar është vënë në pranga sot në Kamëz, pasi ka kanosur me armë zjarri bashlëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Valias të Ri, rreth orës 19:00. 

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar "Gun".

Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Gun".

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes kamez

Sondazh

Poll