Aktualitet

Hetimet ndaj inceneratorit të Tiranës/ "Qeveria, autore kryesore e kësaj historie!" Klodian Tomorri: Rreth 140 milionë eurot e paguara kanë ikur, zero shanse për t’i kthyer

Gjatë fjalës së tij, Tomorri e konsideron qeverinë aktore dhe atuoren kryesore të kësaj historie.

16 Dhjetor 2024, 22:49 Nga ZH.LL
Hetimet ndaj inceneratorit të Tiranës/ "Qeveria, autore kryesore
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri thotë se hetimi ndaj inceneratorit të Tiranës ka qenë i ngadaltë dhe kaotik. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari thekson se paratë prej 140 milionë eurosh që janë paguar për inceneratorin kanë ikur dhe se ka zero shance rikuperimi. 

Gjatë fjalës së tij, Tomorri e konsideron qeverinë aktore dhe atuoren kryesore të kësaj historie. Ndërsa bën fajtor dhe përgjegjës po ashtu edhe SPAK për gropën e madhe financiare.

“Hetimi inceneratorit të Tiranës ka qenë i ngadaltë dhe kaotik. Por ka disa zhvillime, siç ishte kontrolli në shtëpinë e kryebashkiakut, i cili nuk bëhet pa patur një argumentim. Qytetarëve u duhet thënë se ato lekë që janë paguar për inceneratorin, rreth 140 milionë euro kanë ikur tashmë, ka zero shanse rikuperimi mbrapsht. Madje prej një viti e ca që kur ajo u sekuestrua dhe u morën administrim nga shteti ajo vijon të punojë për të mbushur gropat që ishin lënë nga kompania e dyshes Mërtiri-Zoto si kredi të papaguara nga banka, detyrime të papaguara tatimore dhe shumë të tjera te furnitorët. Në finale ato para nuk arriti as SPAK t’i kthejë mbrapsht apo që t’i ndalonte që të vidheshin dhe sigurisht as qeveria e cila ka qenë aktore, sepse ka qenë autorja e kësaj historie”- u shpreh Tomorri.

klodian tomorri spak inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll