Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, Xama tregon ngërçin e SPAK me hetimet për Veliajn

Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk ka asnjë të akuzuar në nivelet e larta drejtuese të politikës në bashkinë e Tiranës dhe qeveri.

16 Dhjetor 2024, 22:31 Nga E. D
Inceneratori i Tiranës, Xama tregon ngërçin e SPAK me hetimet
Ola Xama

TIRANË- Gazetarët Ola Xama, ka folur për hetimet ndaj personave të akuzuar për inceneratorin e Tiranës. Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk ka asnjë të akuzuar në nivelet e larta drejtuese të politikës në bashkinë e Tiranës dhe qeveri.

Më tej ajo tha se që prej fillimit të hetimit çështja e inceneratorit u nda në tre pjesë dhe për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë duke u përmbyllur hetimet, ndërsa për Tiranën ka katër vite e gjysëm që hetimet vazhdojnë

"Që prej fillimit të hetimit çështja e inceneratorit u nda në tre pjesë dhe për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë duke u përmbyllur hetimet, ndërsa për Tiranën ka katër vite e gjysëm që hetimet vazhdojnë. Kemi komunikim akuze për ish-deputetin Alqi Bllako, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kemi akuza për disa drejtues të bashkisë së Tiranës dhe në korrik SPAK veproi ndaj disa përfaqësuesve të medias dhe ndaj kompanisë Integrated Company BVSPV, por asgjë sa i takon nivele të larta drejtuese të politikës, qoftë në bashkinë e Tiranës, qoftë në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë Mjedisit, apo në qeveri", tha Xama. 

ola xama

Sondazh

Poll