Aktualitet

"Nuredin Dumani të dëshmojë me dyer të mbyllura", kërkesa e SPAK revolton të pandehurit, braktisin seancën

SPAK më tej theksoi se procesi duhet të vijojë me dyer të mbyllura ndërsa kjo kërkesë nuk pritur aspak mirë nga të pandehurit e tjerë. Ata janë shprehur se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave ndërsa më pas kanë braktisur seancën.

17 Dhjetor 2024, 10:10 Nga N.F
"Nuredin Dumani të dëshmojë me dyer të mbyllura",
Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave. SPAK më tej theksoi se procesi duhet të vijojë me dyer të mbyllura ndërsa kjo kërkesë nuk pritur aspak mirë nga të pandehurit e tjerë. Ata janë shprehur se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave ndërsa më pas kanë braktisur seancën.

I pandehuri Petrit Çoli u shpreh se dëshiron që fjala e tij të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Ndërsa avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura

 

spak nuredin dumani

Sondazh

Poll