Sport

Një tjetër koreano-jugor te Spurs, Yang vjen një muaj më herët për Premierligën...

Bashkatdhetari i Heung-Min Son, me të cilin ai do ta gjejë veten duke ndarë dhomën e zhveshjes te Spurs, u përball me një fluturim 14 orësh dhe të hënën në mëngjes mbërriti në kryeqytetin anglez .

17 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Një tjetër koreano-jugor te Spurs, Yang vjen një muaj më

ANGLI - I nënshkruar dhe i shpallur tashmë nga Tottenham korrikun e kaluar, anësori koreano-jugor Min-Hyeok Yang (18 vjeç) duhet të kishte mbërritur në janar në Londër, por siç mësojmë nga transmetuesi i Channel Sky Sports UK në orët e fundit, ai tashmë ka arritur te Spurs gati një muaj përpara.

I blerë verën e kaluar nga Gangwon, mesfushori sulmues i lindur në 2006 dhe bashkatdhetari i Heung-Min Son, 14 vjet më i madh se ai dhe me të cilin do ta gjejë veten duke ndarë dhomën e zhveshjes te Spurs, u përball me një fluturim 14 orësh dhe të hënën në mëngjes më në fund mbërriti në kryeqytetin anglez .

Para se të hipte në avion, Yang bëri disa deklarata për mediat e pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon, në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut: "Jam i emocionuar, do të ishte një nder të luaja me Son dhe do të isha mirënjohës për këtë mundësi.

Unë dua t'u tregoj njerëzve se jam në gjendje të luaj edhe një ndeshje përpara se të përfundojë ky sezon, ndoshta me një gol ose një asistim dhe shpresoj të marr shumë mbështetje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll