Sport

“Penalizohet” Armando Broja, humbet ndeshjen ndaj Chelsea… Ja arsyeja

Pavarësisht formës së mirë, Armando Broja, për fat të keq do të humbasë ndeshjen e radhës së Premier League… më 22 dhjetor

16 Dhjetor 2024, 21:01 Nga DOSJA

“Penalizohet” Armando Broja, humbet ndeshjen ndaj Chelsea… Ja

ANGLI - Të shtunën, në ndeshjen ndaj Arsenalit (0-0), sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja luajti diçka mbi 24 minuta në radhët e Evertonit.

Ai bëri një paraqitje pozitive te Blutë e Liverpoolit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u rikthye nga dëmtimi, teksa dhuroi performanca mjaft të mira kundër Wolves dhe Arsenal, duke krijuar përshtypjen se tashmë kishte ardhur që Brojën ta shikonim titullar në ndeshjen e radhës.

Por pavarësisht formës së mirë, Armando Broja, për fat të keq do të humbasë ndeshjen e radhës së Premier League. Më 22 dhjetor, skuadra e tij do të përballet me Chelsea, klubi i cili zotëron karton e shqiptarit.

Në këto kushte, sipas rregullave të Premier League, ndalohet aktivizimi i lojtarëve të huazuar përballë skuadrave nga ku aktivizohen. Kështu, në ndeshjen e radhës Armando Broja do të mungojë ndaj Bluve të Londrës (15:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll