Sport

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ndryshon trajner, Sivasspori njofton për teknikun e ri!

Sivasspor ka shpallur trajnerin e ri pas largimit të Bülent Uygun. Ömer Erdoğan do të jetë trajneri i ri i Sivasspor.

16 Dhjetor 2024, 19:57 Nga DOSJA

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ndryshon trajner, Sivasspori njofton për

TURQI - Skuadra e Superligës turke Sivasspor, ku luan sulmuesi i Kombëtares shqiptare kuqezi, Rey Manaj, u nda nga Bülent Uygun. Ömer Erdoğan do të jetë trajneri i ri, ndërkohë që ai ka punuar për herë të fundit te Alanyaspor.

Deklaratë nga Sivasspor... 

“Net Global Sivasspor arriti një marrëveshje me Ömer Erdoğan për postin e trajnerit. Klubi ynë ka arritur nënshkrimin e një kontrate me trajnerin, i cili ka një karrierë të rëndësishme në futbollin turk dhe i cili besojmë, se me njohuritë dhe përvojën e tij do të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit tonë.

I urojmë Ömer Erdoganit sukses në detyrën e tij dhe shpresojmë që marrëveshja të jetë e dobishme për komunitetin tonë.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës, do të mbahet të enjten, më 19 dhjetor, në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit BG Group 4 Eylül, teksa ora do t'u njoftohet më vonë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll