Sport

Maguire po rilind me Amorimin, Man.United përgatit rinovimin për të…

“Shenjat janë pozitive për momentin dhe bisedat e deritanishme kanë qenë vërtet pozitive."

17 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Maguire po rilind me Amorimin, Man.United përgatit rinovimin për

ANGLI - Pavarësisht kritikave të shumta që janë grumbulluar ndër vite, karriera e mbrojtësit Harry Maguire (31 vjeç) mund të vazhdojë te Manchester United. 

Sky Sports UK bën një pikë në lidhje me situatën e tij, duke marrë disa nga deklaratat e tij, mbi diskutimet pozitive në lidhje me zgjatjen e kontratës. Qendërmbrojtësi, i lindur në vitin 1993, ka një marrëveshje në fuqi deri më 30 qershor me “Djajtë e Kuq”, të cilët megjithatë kanë mundësinë të aktivizojnë një opsion rinovimi automatik për të shtyrë afatin deri në vitin 2026.

Vetë Maguire foli për këtë në fund të derbit të Mançesterit në Premier League të fituar kundër Cityt të dielën: "Shiko, nuk e kisha menduar ende. Ka mbetur edhe një vit në kontratën time, me një opsion në duart e tyre. Por të gjitha shenjat janë pozitive për momentin dhe bisedat e deritanishme kanë qenë vërtet pozitive."

Maguire duket se po përjeton një rilindje të vërtetë, që kur portugezi Amorim mbërriti në Old Trafford. Aq sa vetë trajneri e lavdëroi: "Maguire është perfekt nëse luan me tre mbrojtës, pozicioni i tij është në qendër. Sigurisht, nuk është vetëm Harry, të gjithë mbrojtësit luajtën mirë, por kur kthehemi thellë Harry ishte krejtësisht i fortë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll