Aktualitet

Hapet “GoFoundMe” për Parashqevi Simakun/ "Momenti për t'i treguar dashurinë dhe respektin!" Elton Ilirjani: E mora iniciativën për shkak të gjendjes që ndodhet!

Sipërmarrësi i njohur, thekson se gjendja e saj e vështirë është arsyeja kryesore për këtë iniciativë.

16 Dhjetor 2024, 21:41 Nga ZH.LL
Hapet “GoFoundMe” për Parashqevi Simakun/ "Momenti
Simaku-Ilirjani

TIRANË- Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani gjeti dhe strehoi këngëtaren ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, teksa ka njoftuar se ka hapur një llogari në "Go Found Me". Ilirjani ka njoftuar se ka hapur një llogari për këngëtaren që ka lënë gjurmë në kujtimet e shqiptarëve. 

Sipërmarrësi i njohur, thekson se gjendja e saj e vështirë është arsyeja kryesore për këtë iniciativë. Në njoftimin e tij, Ilirjani kujton edhe një herë kontributin e saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare, teksa bën thirrje për t'i treguar dashurinë, respektin dhe admirimin. 

Më tej, Ilirjani siguron që çdo kontribut financiar do të përdoret për mirëqenien e Simakut. Ai bëre me dije se deri më tani janë mbledhur 1,105 dollarë.

“Unë quhem Elton Ilirjani, një sipërmarrës ndërkombëtar dhe model ne fushën e modes me banim në Neë York City, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale.

Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.

Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.

Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.

Sinqerisht,

Elton Ilirjani”, thuhet në përshkrimin e llogarisë.

Hapet “GoFoundMe” për Parashqevi Simakun/ "Momenti

Sondazh

Poll