Aktualitet

"Kishim shumë kohë pa folur, nuk e mbaj mend sa!" Vëllai i Parashqevi Simakut: Unë tani edhe të vdes, çova në vend amanetin e nënës sime

Ai falenderoi biznesmenin Elton Iliriani dhe tregoi se sot ka komunikuar me motrën e tij. 

16 Dhjetor 2024, 21:33 Nga M.B
"Kishim shumë kohë pa folur, nuk e mbaj mend sa!"
Foto nga emisioni

TIRANA- Vëllai i Parashqevi Simakut, Aben Simaku ka folur me sytë në lot për ngjarjen më të diskutuar në rrjetet ditët e fundit. Në një lidhje live për emisionin Top Story, Arbeni tregoi se gjetja e motrës së tij, është një amanet i çuar në vend për nënën e saj që iku nga jeta me sytë e zemrën pas, duke e kërkuar. Ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirianai dhe tregoi se sot ka komunikuar me motrën e tij. 

“Jam shumë i emocionuar, sot ndihem aq i lumtur aq i gëzuar që nga njëherë dhe fjalët nuk të dalin dot, vetëm për arsye që unë sot komunikova me motrën time me kamera, dhe falënderoj Ilirian.

Kishim shumë kohë pa folur, nuk e mbaj mend sa… e njoha direkt por ngela i trishtuar sepse mënyra sesi e komentuan atë që mund të kishte shumë mënyra të tjera, por ishte një që më shkaktoi shumë dhimbje dhe shumë stres.

Ma la amanet deri ditën e fundit dhe sot ajo është e çliruar dhe fle e qetë. Unë tani edhe të vdes, çova amanetin e nënës time sepse ajo e ka pasur pikë të dobët, dy prindërit e mi”, u shpreh ai.

 

parashqevi simaku

Sondazh

Poll