Bota

Të shtëna në një shkollë në SHBA/ Policia jep detajet: Tre viktima, përfshirë edhe sulmuesin, gjithsej 9 të lënduar

Departamenti i Policisë Madison ka ndarë një korrigjim mbi numrin e njerëzve të vrarë gjatë të shtënave, duke thënë se numri aktual është tre, duke përfshirë edhe sulmuesin.

16 Dhjetor 2024, 20:22 Nga ZH.LL
Të shtëna në një shkollë në SHBA/ Policia jep
vendngjarja

SHBA- Të paktën 3 persona janë vrarë pas një të shtëna në një shkollë në Madison, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hënën, sipas një deklarate nga policia.

Departamenti i Policisë Madison ka ndarë një korrigjim mbi numrin e njerëzve të vrarë gjatë të shtënave, duke thënë se numri aktual është tre, duke përfshirë edhe sulmuesin.

Gjatë një konference për media më herët ata kishin thënë se të vrarë kanë mbetur 5 persona. 

“Gjatë konferencës për media më herët këtë pasdite, u nda gabimisht 5 të vdekur”, tha departamenti në një deklaratë. “Tre persona janë kanë mbetur të vdekur, gjithsej nëntë janë lënduar, duke përfshirë tre viktimat”.

Barnes nuk pranoi të jepte detaje shtesë nëse viktimat ishin mësues apo studentë derisa familjet të njoftohen.

 

 

 

shba te shtena ne shkolle policia 3 te vdekur

Sondazh

Poll