Bota

Lufta në Gaza/ Trump thotë se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Netanyahun: Diskutuam se çfarë do të ndodhë, do të jem i dispunueshëm më 20 janar

Trump ka zbuluar se do të jenë sërish në kontakt me liderin izraelit për të folur për luftën, sapo të marrë postin e tij, më 20 janar.

16 Dhjetor 2024, 19:10 Nga ZH.LL
Lufta në Gaza/ Trump thotë se ka pasur një bisedë shumë
Netanyahu-Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thotë se ka pasur një “bisedë shumë të mirë” me kryeministrin e Izraelit për statusin e luftës në Gaza.

Trump ka zbuluar se do të jenë sërish në kontakt me liderin izraelit për të folur për luftën, sapo të marrë postin e tij, më 20 janar.

“Ne diskutuam se çfarë do të ndodhë dhe unë do të jem shumë i disponueshëm më 20 janar dhe do të shohim”, tha Trump, duke iu referuar ditës që do të inaugurohet.

"Siç e dini, unë dhashë një paralajmërim se nëse këta pengje nuk kthehen në shtëpi deri në atë datë, i gjithë ferri do të shpërthejë," tha ai.

Të dy gëzonin një marrëdhënie të ngushtë gjatë mandatit të parë të Trump si president, por marrëdhëniet mes të dyve dukej se u përkeqësuan pasi Netanyahu uroi Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2020.

Marrëdhëniet duket se janë ngrohur sërish pasi Trump u rizgjodh, me Netanyahu që përgëzoi presidentin e zgjedhur "për rikthimin më të madh të historisë!"

Trump po përpiqet gjithashtu të mbushë administratën e tij me zyrtarë pro-izraelitë të cilët do të duhet të konfirmohen në postet e tyre nga Kongresi amerikan.

donald trump benjamin netanyahu

Sondazh

Poll