Bota

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA/ Disa viktima dhe 12 të plagosur, nuk dihen rrethanat e ngjarjes

Departamenti i Policisë në Madison bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57 të mëngjesit të së hënës dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën përreth shkollës.

16 Dhjetor 2024, 19:32 Nga ZH.LL
Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA/
vendngjarje

SHBA- Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollën e krishterë Aundant Life në Madison, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Policisë në Madison bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57 të mëngjesit të së hënës dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën përreth shkollës.

Sipas policisë, të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat. Janë raportuar disa viktima, tha shefi i policisë së Madisonit, Shon Barnes për CNN, megjithëse nuk u dha një numër i saktë. Shumë të lënduar janë transportuar në spitale, duke përfshirë studentë dhe një anëtar të stafit që mund të kenë lëndime fatale, shtoi ai.

"Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim. Më shumë informacion do të publikohet pasi është në dispozicion”, tha policia.

Autoritet bëjnë me dije se autori është arrestuar. Në lidhje me sulmuesin, ende nuk dihen motivet që kreu ngjarjen e rëndë.

Policia njoftoi mbyllje të ndryshme të rrugëve dhe u kërkoi njerëzve që të shmangnin zonën.

Shkolla është shtëpia e rreth 390 nxënësve, nga kopshti deri në shkollën e mesme dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.

 

shba te shtena me arme shkolle

Sondazh

Poll