Bota

"Perëndimi po na shtyn në vijat tona të kuqe", Putin: Prodhimi masiv i raketave Oreshnik do të fillojë së shpejti!

Presidenti rus tha në një takim me zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes se Rusia po shikon me shqetësim vendosjen e mundshme të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme nga SHBA në rajonin Azi-Paqësor, duke vënë në dukje se Moska do të përgjigjet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

16 Dhjetor 2024, 12:37 Nga N.F

 

 

"Perëndimi po na shtyn në vijat tona të kuqe", Putin:
Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme është shprehur se Perëndimi po i shtyn ata drejt vijave të kuqe. Ai shtoi se Moska po detyrohet të përgjigjet pasi kanë arritur në situatën të cilën sipas tij e kanë bërë të qarta publikisht se nuk do t'i tolerojnë. 

“Taktika është shumë e thjeshtë: ata na sjellin në vijat e kuqe, përtej të cilave ne nuk mund të tërhiqemi më, ne fillojmë të përgjigjemi  dhe më pas ata trembin popullsinë e tyre me kërcënimin rus, siç bënë në të kaluarën me kërcënimin sovjetik," tha ai.

Presidenti rus tha në një takim me zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes se Rusia po shikon me shqetësim vendosjen e mundshme të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme nga SHBA në rajonin Azi-Paqësor, duke vënë në dukje se Moska do të përgjigjet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ai tha gjithashtu se Rusia do të heqë të gjitha kufizimet e veta vullnetare për zhvillimin e raketave të veta nëse SHBA vazhdon me zhvillimin e raketave të tilla, duke theksuar se prodhimi masiv i raketave "Oreshnik" do të fillojë në të ardhmen e afërt.

“Siç dihet, arma e fundit e fuqishme e Rusisë është bërë sistemi raketor me rreze të mesme veprimi Oreshnik. Në nëntor, në përgjigje të goditjeve në territorin e vendit tonë nga armët perëndimore, u përdor me sukses një raketë balistike me një kokë jo-bërthamore hipersonike. Në të ardhmen e afërt, prodhimi masiv i sistemeve të tilla duhet të sigurohet për të mbrojtur sigurinë e Rusisë dhe aleatëve tanë," tha ai.

Putin tha se forcat ruse në Ukrainë kanë marrë nën kontrollin e tyre 189 vendbanime deri më tani këtë vit  ndërsa theksoi se armët bërthamore të Rusisë janë atje për të penguar, duke shtuar se "vendi do ruajnë potencialin dhe zhvillimin e ekuilibruar të forcave bërthamore."

putin rusia perendimi

Sondazh

Poll