Aktualitet

Mandati i Holta Zaçajt, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të Zaçajt.

16 Dhjetor 2024, 14:06 Nga r.ll
Mandati i Holta Zaçajt, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese
holta zaçaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për nesër seancën për mandatin e gjyqtares, Holta Zaçaj. Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të Zaçajt.

Në njoftim thuhet se gjatë mbledhjes, u administrua praktika e Gjykatës së Lartë, kur Zaçaj ka aplikuar për vendin vakant dhe më pas është zgjedhur si gjyqtare Kushtetuese. Në mbledhje është administruar edhe vendimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e vakancës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej thuhet se, gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t'i komunikohen gjyqtares Zaçaj, me qëllimin për tu njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to. Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00.

Çfarë po ndodh mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë?

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë të gjithë materialet dhe rrethanat që lidhen me rastin e Holta Zaçajt për të marrë një vendim përfundimtar. Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka theksuar se mandati i Zaçajt përfundon në mars të vitit 2025, ndërsa vetë Zaçaj deklaron mandati i saj në krye të GJK-së përfundon në dhjetor të po atij viti. Më 10 dhjetor kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nisi në mënyrë të paprecedentë procedurat për zëvendësimin e saj. Këtë akt të Sadushit, Zaçaj e konsideroi si shkelje të Kushtetutës, pasi sipas saj mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sokol Sadushi me vakancën që ka hapur ka shkelur ligjin pasi, nuk ka asnjë të drejtë që të vendos për emërimët në Kushtetuese. Dalja e Sadushit edhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe si Kryetar i Gjykatës së Lartë është shkelje e ligjit. Sepse është vetëm Gjykata Kushtetuese që e deklaron vakancën e saj. 

holta zaçaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll