16 Dhjetor 2024, 13:32
Nga N.F
Majlind Habibi
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës. Shkoza u gjet i vdekur në një kanal në Spitallë të Durrësit ndërsa autor i ngjarjes është shoku i tij Majlind Habibi. Në lidhje me ngjarjen ka folur bashkëshortja e viktimës. Duke folur për emisionin "Me zemër të hapur" në News24, gruaja e 33-vjeçarit, Bora Shkoza u shpreh se burri i saj ditën e ngjarjes i kishte thënë se do të dilte të pinte kafe.
Ajo thekson se burri i saj dhe autori ishin shokë ndërsa ka hedhur poshtë akuzat se 33-vjeçari i ka ngacmuar gruan. Sipas saj burri i saj ishte gjithmonë i pirë por nuk ngacmonte askënd. Bora tha se 33-vjeçari mund ta ketë sharë autorin nga gruaja por jo që ti ketë ngacmuar bashkëshorten mikut të tij.
"Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.
Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti," tha ajo.
35-vjeçari Majlind Habibi dyshohet se goditi shokun e tij, Branko Shkozën me grusht teksa të dy ishin nën efektin e alkoolit. Nga goditja 33-vjeçari mësohet se ka rënë në kanalin e ujërave të zeza ku dhe ka humbur jetën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe trupi i të ndjerit u gjet para 5 ditësh. Policia fillimisht e raportoi si ngjarje aksidentale. Autori e mbajti krimin të fshehtë dhe madje shkoi në varrimin e shokut. 35-vjeçari është arrestuar ndërsa ka shprehur edhe shenja pendese.
branko shkoza majlind habibi
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 12:12
N.F
Vjedhja e kasafortës
SPANJË- Garda Civile ka arrestuar shtatë shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 12:21
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Posa&cced...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 11:50
N.F
Droga
GREQI- Një operacion antidrogë është finalizuar në Greqi pas bashkëpunimit të DEA-s amerikanë me oficer&...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 11:17
r.ll
foto ilustruese
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 17-vjeçarin që plagosi me thikë shokun e tij të klasës, pa...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 11:10
r.ll
TIRANË- Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata jan...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 10:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka pësuar lëndime të rënda në këmbë nga arma e zjarrit gjatë përl...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 10:50
r.ll
kamionet me inerte
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke shkarkuar me kamion inert...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 10:39
r.ll
17-vjeçari
TIRANË- Ka dalë sot para gjykatës së Fierit, 17-vjeçari i cili ka goditur 4 herë me mjet prerë...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 10:38
I.A
Policia
VLORË- Një aksion është ndërmarrë nga policia gjatë natës kundër trafikimit të lënd&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 09:49
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e Komisionerit ...