Aktualitet

Vdés babai i Admir Muratajt, vëllait të búrgosur i thyhet sërish zemra, s’i jep dot lámtumirën

30 Dhjetor 2019, 18:31 Nga DOSJA
Vdés babai i Admir Muratajt, vëllait të búrgosur i

TIRANË– Admir Murataj, truri i grabitjes së 6.7 milionë eurove në Rinas ka humbur sot të atin. Dosja.al mëson se i ati i Miratajt ka ndërruár jetë ditën e sotme dhe pritet të përcillet për në banesën e fundit.

Pikërisht, me rastin e kësaj ngjarjeje të trishtë, vëllai i Miratajt, Aleksandri që ndodhet në burg ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrim. Dosja.al mëson nga burime, se kjo kërkesë është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për shkaqe sigurie.

Aleksandër Murataj i cili ndodhet në burg për grabitjen e parë në Rinas, nuk ishte prezent as në varrimin e Admirit, i cili mbeti i vdekur gjatë mega-grabitjes së 9-prillit. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se kërkon që të shkojë në varrimin e të vëllait në Tropojë, por nuk lejohet nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ky refuzim rebeloi miqtë e Aleksandër Muratajt në burgun 313.  Aleksandër Murataj, është vëllai i Admir Muratajt, i dënuar me 18 vite burg si pjesë e bandës së grabitësve që u dënuan me 107 vite burg. Admir Murataj, u vra 3 ditë më parë pas grabitjes së 6.7 milionë eurove.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj aleksander murataj vdes babai i admir muratajt admir murataj aleksander murataj vdes babai i admir muratajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2019, 17:53

TIRANË– Zogu i Tiranës ka zbuluar me gojën e tij një natë të zjarrtë që ka kaluar me modelin, Franc Popoçin, të cilin e kishte të deklaruar si ‘dash...