Aktualitet

Ndërtesat e shembura nga tërmeti, Apeli lë në burg pesë zyrtarët e Durrësit, liron vetëm dy

30 Dhjetor 2019, 15:35 Nga DOSJA
Ndërtesat e shembura nga tërmeti, Apeli lë në burg pesë

DURRËS– Gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë sot masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor. Dosja.al mëson se Apeli ka lënë në në fuqi dënimin e gjykatës së Durrësit duke lënë kështu pas hekurave ish-drejtorin e ALUIZNI-it Durrës, Arben Isakun dhe Klajdi Lamen, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë.

Në burg janë lënë edhe Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”, Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese, Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje duke lënë të lirë: Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kërkim vazhdojnë të mbeten

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënet

Vetëm tre ditë më parë, u la i  lirë nga Gjykata e Durrësit drejtori i godinës së shembur të Kavalishencës, Ahmet Doda. Doda u arrestua pas vdekjes së Komisar Bajram Hajdarmataj, i cili humbi jetën pasi ndodhej në godinën e Kavalishencës në Durrës, e cila u shemb gjatë tërmetit të 26-nëntorit 2019. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit durres hetimet per demet e termetit gjykata e apelit durres hetimet per demet e termetit

Sondazh

Poll