Aktualitet

E përjashtuan për probleme me pasurinë, Apeli urdhëron KLGJ-në: Emëro Demollarin si magjistrat

30 Dhjetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
E përjashtuan për probleme me pasurinë, Apeli urdhëron

TIRANË– Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili e kishte skualifikuar kandidatin Florin Demollari për shkak të problemeve me pasurinë.  Dosja.al ka mësuar se Apeli e ka urdhëruar KLGj-në që ta emërojë Demollarin në detyrë si magjistrat.

Demollarin ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2019 dhe priste emërimin nga qeveria e gjyqësorit, por fillimisht kaloi në filtrat e kontrollit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e 12 nëntorit 2019, Këshilli vendosi të skualifikojë kandidatin Florin Demollari dhe refuzoi të bënte emërimin e tij si gjyqtar, pasi sipas tyre nuk plotësonte kriteret e duhura. Konkretisht, Demollari kishte probleme me pasurinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florin demollari florin demollari

Sondazh

Poll