Bota

VIDEO/ Cikloni Chido godet ishullin francez në Oqeanin Indian, raportohet për disa të vdekur në Mayotte

Kryeministri i ri i Francës François Bayrou, i cili u emërua të premten, tha se objektet publike janë dëmtuar rëndë duke përfshirë prefekturën, spitalin dhe aeroportin.

15 Dhjetor 2024, 13:34 Nga E. D
VIDEO/ Cikloni Chido godet ishullin francez në Oqeanin Indian, raportohet
pamje nga vendngjarja

FRANCË- Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, duke lënë disa njerëz të vdekur. Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau tha se një raport i përkohshëm tregon se ka disa njerëz që kanë vdekur, ndërsa njoftoi se nuk do të japë ende një numër të saktë të njerëzve të vrarë dhe të plagosur. 

"Ne kemi frikë se numri do të jetë i lartë, por për momentin nuk mund të jap ndonjë shifër. Ishulli duket i shkatërruar," tha Retailleau gazetarëve pas një takimi urgjent në ministrinë e brendshme në Paris.

Sipas shërbimit francez të motit, Chido solli erëra mbi 220 km/h (136 mph), duke shkatërruar çatitë e shtëpive. Ndërsa kryeministri i ri i Francës François Bayrou, i cili u emërua të premten, tha se objektet publike janë dëmtuar rëndë duke përfshirë prefekturën, spitalin dhe aeroportin. Ai tha se shumë njerëz që jetojnë në kasolle të pasigurta në zonat e varfra janë përballur me rreziqe shumë serioze. Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron tha se po monitoronte nga afër situatën.

Siç raportohet rreth 110 shpëtimtarë dhe zjarrfikës të dërguar në Mayotte nga Franca dhe territori i afërt i Reunion janë vendosur dhe një përforcim shtesë prej 140 personash do të dërgohet të dielën. Ministri francez i Transportit François Durovray tha se aeroporti Mayotte ishte dëmtuar keq, veçanërisht kulla e kontrollit. Ai tha se infrastruktura në ishull ishte ndikuar rëndë dhe trafiku ajror fillimisht do të rihapet vetëm për avionët ushtarakë. 

 

cikloni shido

Sondazh

Poll