Bota

"Siria një tokë e minuar"/ Ata që i ikën rrezikut nga Bashar Al Assad po rikthehen sërish në rrezik nga minat e pashpërthyera

Të martën, tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, u vranë kur një minë shpërtheu në Palmyra, pasi familja e zhvendosur u kthye në vendin e tyre dhe shkoi për të inspektuar shtëpinë e tyre, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

15 Dhjetor 2024, 11:29 Nga r.ll
"Siria një tokë e minuar"/ Ata që i ikën rrezikut
foto ilustruese

BRITANI- Një organizatë joqeveritare britanike bëri thirrje sot për një përpjekje ndërkombëtare për të çaktivizuar minat dhe municionet e pashpërthyera në Siri, duke theksuar se mijëra njerëz që kthehen në atdheun e tyre pas rënies së presidentit Bashar al-Assad janë sërish në rrezik dhe të cenueshëm. Pas 13 vitesh lufte shkatërruese, sektorë të tërë të Sirisë janë të mbushura me mina tokësore.

"Një përpjekje ndërkombëtare nevojitet urgjentisht për të pastruar vendin nga miliona municione thërrmuese, mina tokësore dhe municione të tjera të pashpërthyera, për të mbrojtur jetën e mijëra sirianëve që janë kthyer në shtëpi dhe për të përgatitur terrenin për paqe të qëndrueshme," vuri në dukje organizata britanike Halo Trust.

"Minat janë shpërndarë nëpër fusha, fshatra dhe qytete dhe njerëzit janë jashtëzakonisht të cenueshëm," tha Damian O'Brien, kreu i Sirisë në organizatë, e cila është e specializuar në çminimin dhe asgjësimin e eksplozivëve.

Një aleancë e organizatave rebele, e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), dikur krahu sirian i Al-Kaedës, nisi një sulm të befasishëm më 27 nëntor që në 11 ditë përmbysi regjimin e Asadit, i cili kishte sunduar Sirinë për dekada.

“Dhjetëra mijëra njerëz kalojnë çdo ditë nëpër zona të mbushura me mina”, shtoi Brian.

Të martën, tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, u vranë kur një minë shpërtheu në Palmyra, pasi familja e zhvendosur u kthye në vendin e tyre dhe shkoi për të inspektuar shtëpinë e tyre, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, shkruajnë mediat e huaja

Të nesërmen, OJQ-ja me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh në Siri raportoi se pesë civilë, përfshirë një fëmijë, u vranë në incidente të ngjashme në provincat Hama (qendrore) dhe Deir Ezzor (lindore). Dje të shtunën, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se gjashtë civilë, përfshirë katër gra, u vranë në provincën Hama kur një minë tokësore shpërtheu teksa kalonte aty ku ishte vendosur automjeti me të cilin po udhëtonin, ndërsa një person i shtatë u godit nga predha në provincën qendrore të Homsit.

OJQ-ja raportoi gjithashtu se dy anëtarë të HTS u vranë gjatë një operacioni për të neutralizuar një pajisje shpërthyese pranë Idlib (në veriperëndim) në të njëjtën ditë. Gjithashtu dje, Helmetat e Bardha, një organizatë ndihmëse e afërt me rebelët islamikë, tha se kishte hequr "491 predha të pashpërthyera" midis 26 nëntorit dhe 12 dhjetorit. Në vitin 2023, minat tokësore vranë 933 njerëz në Siri, e cila u rendit e dyta në nivel global pas Mianmarit (1003 viktima) për nga numri i viktimave, sipas Observatorit të Minave Tokësore.

renia e regjimit ne siri

Sondazh

Poll