Bota

Ministri i Mbrojtjes: Turqia është e gatshme t’i ofrojë Sirisë trajnime ushtarake

I pyetur nëse Turqia po shqyrtonte bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re siriane, Guler tha se Ankaraja tashmë kishte bashkëpunim ushtarak dhe marrëveshje trajnimi me shumë vende.

15 Dhjetor 2024, 12:45 Nga E. D

Ministri i Mbrojtjes: Turqia është e gatshme t’i ofrojë

SIRI- Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler, ka njoftuar se Turqia është e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për Sirinë nëse administrata e re e vendit e kërkon këtë. Grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mori mbështetje nga Turqia kur rrëzoi regjimin e Assadit javën e kaluar. 

“Në deklaratën e tyre të parë, administrata e re që rrëzoi Assadin njoftoi se do të respektonte të gjitha institucionet qeveritare, OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Do të shohim se çfarë do të bëjë administrata e re dhe t’u japim atyre një shans”, tha Yasar Guler.

I pyetur nëse Turqia po shqyrtonte bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re siriane, Guler tha se Ankaraja tashmë kishte bashkëpunim ushtarak dhe marrëveshje trajnimi me shumë vende.

“Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse e kërkon administrata e re”, përfundoi Guler. 

yasar guler siri

Sondazh

Poll