Bota

Të shtëna me armë zjarri në Londër, humb jetën një grua, plagosen rëndë dy persona të tjerë

Gruaja, e cila besohet të jetë rreth të 40-ave, u gjet e plagosur, por pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

15 Dhjetor 2024, 12:30 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në Londër, humb jetën
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londër. Rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, oficerët e Policisë Metropolitane u njoftuan për të shtënat që lanë të vdekur një grua dhe plagosën dy burra, një prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Gruaja, e cila besohet të jetë rreth të 40-ave, u gjet e plagosur, por pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Rrugët pranë vendit të ngjarjes vijojnë të mbeten të mbyllura për shkak të veprimeve hetimore. Lidhur me vrasjen asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, ndërsa nuk dihen as arsyet e krimit.

 

vrasje ne londer

Sondazh

Poll