Bota

Trump nominon drejtorin e rrjetit “Truth Social” në krye të komitetit të inteligjencës

Gjithashtu Nunes do të vazhdojë të udhëheqë Trump Media & Technology Group, një kompani publike me vlerë tregu afro 8 miliardë dollarë.

15 Dhjetor 2024, 09:39 Nga E. D
Trump nominon drejtorin e rrjetit “Truth Social” në krye
Devin Nunes

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka nominuar Devin Nunes, drejtorin e platformës Truth Social, për të udhëhequr Bordin Këshillimor të Inteligjencës së presidentit, një grup i pavarur brenda zyrës ekzekutive që mbikëqyr pajtueshmërinë e komunitetit të inteligjencës amerikane me Kushtetutën.

“Devin do të bazohet në përvojën e tij dhe rolin e tij kyç në ekspozimin e mashtrimit të Rusisë, për të më ofruar vlerësime të pavarura të efektivitetit dhe përshtatshmërisë së aktiviteteve të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Gjithashtu Nunes ishte për disa vite anëtar i Kongresit Amerikan (2003-2022) dhe ishte kryetar i komitetit të inteligjencës së dhomës së ulët gjatë mandatit të parë të Trump në presidencë (2017-2021).

Ish kongresmeni republikan kishte akuzuar FBI- në për shpërdorim të pushtetit të saj për të spiunuar një anëtar të ekipit që drejtonte fushatën zgjedhore të Donald Trump dhe kishte kontakte me Rusinë, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Presidentit për Inteligjencën (PIAB ) ka autoritetin t'i japë kreut të shtetit amerikan vlerësime të pavarura të punës së shërbimeve të inteligjencës. 

devin nunes donald trump

Sondazh

Poll