Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Mësohet se sipas policisë, konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtuar, pretendonte se autori i dyshuar, shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

14 Dhjetor 2024, 11:59 Nga ZH.LL
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari
policia

TIRANË- Një plagosje me thikë u raportua ditën e djeshme në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha" në Fier, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar. Ndërkohë, policia bën me dije se është arrestuar autori i dyshuar, B. D., 17-vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Mësohet se sipas policisë, konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtuar, pretendonte se autori i dyshuar, shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje thikë, në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, 17 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

fier sherr ne shkolle

Sondazh

Poll