Aktualitet

Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi për mjetet e tonazhit të rëndë, tragetet vijojnë pa probleme

Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës kanë lundruar normalisht.

14 Dhjetor 2024, 10:35 Nga ZH.LL
Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut,
moti ne Durres

DURRËS- Moti keq me reshje të dendura të shiut ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Në kushte të tilla atmosferike është pezulluar lundimi për mjetet e tonazhit të vogël duke përfshirë edhe peshkarexhat.

Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës kanë lundruar normalisht. 

Ndërkohë veprimtaria e flotës së peshkimit pritet t'i kthehet normalitetit në fillim të javës së ardhme, pasi moti parashikohet të përmisohet të dielën.

 

 

 

 

 

durres moti i keq pezullohet lundrimi

Sondazh

Poll