Aktualitet

U kap në flagrancë me dhjetëra doza të lëndës narkotike gati për shitje, arrestohet 18-vjeçari në Fier

Policia bën me dije se gjatë arrestimit, të riut i janë gjetur disa doza kanabis, gati për shitje.

14 Dhjetor 2024, 10:49 Nga ZH.LL
U kap në flagrancë me dhjetëra doza të lëndës
arrestimi

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se i riu me iniciale J. S., qarkullonte me doza të vogla kanabis dhe e përdorte për të shitur.

Policia bën me dije se gjatë arrestimit, të riut i janë gjetur disa doza kanabis, gati për shitje. Dozat e lëndës narkotike dhe celulari i 18-vjeçarit u sekuestraun në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni policor i koduar "Flagranca".

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 18-vjeçar me dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Flagranca", arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

fier arrestohet 18 vjecari

Sondazh

Poll