14 Dhjetor 2024, 12:21
Nga ZH.LL
Mikheil Kavelashvili
GJEORGJI- Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u bë president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet forcon kontrollin e saj në atë që opozita e ka quajtur një goditje ndaj aspiratave të vendit për në BE dhe një fitore për ish-sundimtarin perandorak Rusisë.
Ishte një fitore e drejtpërdrejtë për Kavelashvili, 53 vjeç, duke pasur parasysh dominimin e partisë Ëndrra Gjeorgjiane në kolegjin zgjedhor prej 300 vendesh që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në 2017.
Mikheil Kavelashvili është një ish-deputet i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane dhe ka luajtur për ekipin anglez të futbollit Manchester City gjatë viteve 1990. Ai ishte i vetmi kandidat në garë.
Ëndrra Gjeorgjiane mbajti kontrollin e parlamentit në vendin e Kaukazit Jugor në zgjedhjet e 26 tetorit, për të cilat opozita pretendon se ishin të manipuluara me ndihmën e Rusisë.
Presidentja në largim i Gjeorgjisë, Salome Zourabichivili dhe partitë kryesore pro-perëndimore të vendit më pas bojkotuan seancat parlamentare dhe kërkuan një rivotim.
Protestat kundër Ëndrrës Gjeorgjiane filluan menjëherë pas zgjedhjeve të tetorit, por ato shpërthyen më 28 nëntor, kur qeveria njoftoi se do të pezullonte negociatat e pranimit në BE deri në vitin 2028.
gjeorgji mikheil kavelashvili
Bota
14 Dhjetor 2024, 12:05
M.B
Javier Milei dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Qeveria "Meloni" i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javie...
Bota
14 Dhjetor 2024, 11:31
M.B
Massad Boulos, Kimberly Guilfoyle dhe Charles Kushner
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump vijon me emërimet për postet ky&cce...
Bota
14 Dhjetor 2024, 11:01
ZH.LL
Gavdos
GREQI- Një anije me emirgantë është mbytur zonën detare në jug të Gavdos në Greqi. Nuk dihet saktësisht...
Bota
14 Dhjetor 2024, 09:59
M.B
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.
KOREA E JUGUT- Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të...
Bota
14 Dhjetor 2024, 09:05
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por votimet nuk janë aspak normale. ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 08:37
M.B
Francois Bayrou
FRANCA- Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër...
Bota
14 Dhjetor 2024, 08:24
M.B
Kaja Kallas
BRUKSEL- Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi ka...
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:48
M.B
Travis Timmerman
LINDJE E MESME- Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë një amerikan, i cili ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:32
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane "do të bëjë ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar ...