Bota

Mbytet një anije me emigrantë në Gavdos të Greqisë, 1 viktimë, 37 të shpëtuar dhe disa të zhdukur

Pas alarmit të mbytjes së anijes, gjatë natës është kryer një operacion shpëtimi në zonë.

14 Dhjetor 2024, 11:01 Nga ZH.LL
Mbytet një anije me emigrantë në Gavdos të Greqisë, 1
Gavdos

GREQI- Një anije me emirgantë është mbytur zonën detare në jug të Gavdos në Greqi. Nuk dihet saktësisht se sa emigrantë ishin në bord, teksa raportohet për 1 viktimë dhe 37 të shpëtuar. 

Pas alarmit të mbytjes së anijes, gjatë natës është kryer një operacion shpëtimi në zonë. Dy anije patrullimi, anije të rojes bregdetare, një helikopter i Forcave Ajrore dhe një helikopter i Marinës, ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë emigrantë.

Autoritetet kanë vijuar operacionin për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë, pak orë më vonë, në zonën detare në një distancë prej 40 miljesh detare në jug të Gavdos u vu re një tjetër varkë me 47 emigrantë në rrezik, të cilët u shpëtuan nga një anije mallrash. 

Në mëngjes, një tjetër varkë u pa 28 milje detare në jug të Gavdos me rreth 40 emigrantë në bord, ku një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

greqi mbytet anija

Sondazh

Poll