14 Dhjetor 2024, 07:32
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane "do të bëjë përpjekjet e saj më të mira" për t'i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti "të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin".
Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë - duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet - ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.
Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.
Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje. Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.
Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.
Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore. Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.
Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë. Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t'i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë./ VOA
ndryshimi i ores
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar ...
Bota
13 Dhjetor 2024, 22:44
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara d...
Bota
13 Dhjetor 2024, 21:40
E. D
foto ilustruese
MOLDAVI- Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, n...
Bota
13 Dhjetor 2024, 21:28
E. D
Nancy Pelosi
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spital pasi "pësoi nj&eum...
Bota
13 Dhjetor 2024, 20:37
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan të premten një protokoll për të ndryshuar Marrëveshjen dypal&eu...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:37
E. D
Bashar al-Assad
SIRI- Bashar al-Assad nuk i besoi pothuajse askujt planet e tij për t’u larguar nga Siria, ndërsa mbretërimi i tij u s...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:27
E. D
Donald Trump, Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se bota perëndimore do të ndryshojë sapo Donald T...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:06
E. D
Donald Trump
SHBA- Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emërimet për postet kyçe në administratën e tij, rreth...
Bota
13 Dhjetor 2024, 17:35
E. D
Autostrada Thumanë-Kashar
TIRANË- Nga data katër janar e viti të ardhshëm, në autostradën Thumanë-Kashar nis a...
Bota
13 Dhjetor 2024, 16:51
E. D
Bashar al-Assad, Vladimir Putin
SIRI- Bashar al-Assad, njeriu që sundoi Sirinë për më shumë se dy dekada, tan...