14 Dhjetor 2024, 08:24
Nga M.B
Kaja Kallas
BRUKSEL- Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për kursin e tij politik në Ukrainë.
"Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, më shumë municione, në mënyrë që të jetë e fortë kur të bëhet fjalë për negociatat. Sa më e fortë të jetë Ukraina ushtarakisht, aq më e fortë është ajo në tryezën e negociatave. Ky duhet të jetë fokusi ynë," tha Kallas për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung.
Deri më tani kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.
"A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen?"
Drejtuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas shprehu gjithashtu kritika edhe për refuzimin e kancelarit gjerman për të përmendur si objektiv një fitore të Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.
"Nuk e kuptoj pse njerëzit kanë frikë t'i përdorin ato fjalë,” tha ajo. Bëhet fjalë për pyetje të thjeshta: "A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen? Dëshironi një botë, në të cilën forca nuk triumfon mbi të drejtën? A janë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe a duhet të respektohen ato? "Nëse përgjigjeni po për të gjitha këto pyetje, atëherë ju duhet të dëshironi që Ukraina të fitojë."
Kallas pro Ukrainës në NATO
Kallas u shpreh në favor të pranimit të Ukrainës në NATO për të mbrojtur vendin nga Rusia. "Unë besoj se anëtarësimi në NATO është garancia e sigurisë që funksionon," tha ajo. Ashtu si një numër i krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive në aleancë, Scholz është skeptik në lidhje me perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt./ DW
kaja kallas
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:48
M.B
Travis Timmerman
LINDJE E MESME- Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë një amerikan, i cili ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:32
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane "do të bëjë ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar ...
Bota
13 Dhjetor 2024, 22:44
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara d...
Bota
13 Dhjetor 2024, 21:40
E. D
foto ilustruese
MOLDAVI- Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, n...
Bota
13 Dhjetor 2024, 21:28
E. D
Nancy Pelosi
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spital pasi "pësoi nj&eum...
Bota
13 Dhjetor 2024, 20:37
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan të premten një protokoll për të ndryshuar Marrëveshjen dypal&eu...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:37
E. D
Bashar al-Assad
SIRI- Bashar al-Assad nuk i besoi pothuajse askujt planet e tij për t’u larguar nga Siria, ndërsa mbretërimi i tij u s...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:27
E. D
Donald Trump, Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se bota perëndimore do të ndryshojë sapo Donald T...
Bota
13 Dhjetor 2024, 18:06
E. D
Donald Trump
SHBA- Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emërimet për postet kyçe në administratën e tij, rreth...